Përgjegjësi i OSHEE në Arbitrazh: Elvis Mataj ka nxjerrë në media dokumentet

Pas videos së publikuar në News 24 ku pretendohej kërcënimi i dëshmitarit kyç për çëshjen e CEZ, nga juristi i OSHEE, Rezart Ruç, ka reaguar dhe përgjegjësi i OSHEE në Arbitrash, Romeo Karaj.

Në një lidhje telefonike me News 24, Romeo Karaj tha se dëshmitari Elvis Mataj dhe juristi i OSHEE Rezart Ruço kanë njohje të vjetër me njëri-tjetrin. “Nuk është e vërtetë që Elvisi nuk i ka materialet, i ka të gjitha materialet 40-45 giga që mund të shkojë në gjyq”, tha Romeo Karaj në një lidhje telefonike për Neës24. Ai shtoi gjithashtu se dëshmia nuk është dorëzuar asnjëherë në Arbitrazh dhe e cilësoi të papranueshëm faktin që bëhen publike.

Vetë Karaj rrëfeu se ka njohje me dëshmitarin dhe janë takuar 4-5 herë. Përgjegjësi i OSHEE në Arbitrazh komentoi edhe takimin në një lokal mes dëshmitarit dhe juristit. “Dëshmitari i ka thënë vetë juristit se ka çimkë me vete. Për këtë arsye, juristi i tha se nuk bën çimka dhe të heqë telefonin”, tha Karaj. Përsa i përket mbrojtjes nga policia, Romeo Karaj tregoi se edhe ai vetë i ka kërkuar Kryeministrit që mos i t’i hiqnin mbrojtjen.

SHKARKO APP