Përgjigjet e sakta të testit të infermierëve

Portali “Infermierët për Shqipërinë” (infermierepershqiperine.al) ka publikuar sot përgjigjet e sakta të testimit të infermierëve.

Pjesëmarrësit në konkurs mund të llogarisin, sipas tabelës më poshtë, rezultate që kanë marrë gjatë testimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas rregullores, në testimin “Infermierë për Shqipërinë” kanë marrin pjesë: kandidatët që janë kualifikuar në fazën e parë të konkurrimit nga vlerësimi i dosjes, si dhe Kandidatët që kanë marrë pjesë në testimin “Infermierë për Shqipërinë” të vitit paraardhës dhe që dëshirojnë të përmirësojnë rezultatin e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Para konkursit kandidatët janë regjistruar online në platformën “Infermierë për Shqipërinë”.

Testi përbëhet nga dy pjesë:

  1. Pjesa e parë përmban pyetje rreth akteve ligjore që rregullojnë kujdesin shëndetësor dhe profesionin e infermierit në Republikën e Shqipërise dhe çështje që lidhen me etikën dhe komunikimin profesional në infermieri.
  2. Pjesa e dytë përmban pyetje rreth kujdesit infermieror bazë dhe në specialitete

Vlerësimi përfundimtar i kandidatit bëhet me sistemin e 70 pikëve, i cili përbëhet nga pikët e pjesës së parë të testit (20 pikë) dhe nga pikët e pjesës së dytë të testit (50 pikë).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?