Përgjimet/ Berisha: Dako tregoi se është skllav i Avdylajve

Ish-lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar daljet e kryeministrit Edi Rama dhe krye bashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos mbrëmë në televizione, pas përgjimeve të gazetës gjermane “Bild” ku shfaqeshin zyrtarë të PS-së në biseda telefonike me Astrit Abvdylajn.

Ai sulmon ashpër Vangjush Dakon, të cilin e quan si skllav dhe shërbëtor të Astrit Avdylaj.

Postimi i Berishës:

Mbreme narkoshteti cullak me te gjithe shemtine e tij ne pasqyre! Te dashur miq, mbreme ne tre ekranet televizive private kombetare u shfaq cullak me tere shemtine tij narkoshteti i Edvin Kristaq Droges ne perpjekjen in ekstremis per te mbulluar vepren e tyre kriminale, grabitjen me klane mafioze, vrases, trafikante, perdhunues qe me terrorin, kercenimin, qytat e revoleve, parate e krimit grabiten votat dhe mandatet e qytetareve shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Perpelitjet e mafies shteterore ne debatet televizive te mbremshme eshte i paperseritshem ndofta ne historine boterore te mediave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas publikimit te regjistrimeve te klanit mafioz Avdylaj, te cilat faktonin ne menyren me te pakundershtueshme se shteti mafioz aktual ne Shqiperi kishte per drejtues te lideri te vertet Astrit Avdylin, i cili merrte te gjitha vendimet ne Qarkun e Durresit me dijenine e plote te kryekreut elektoral e narkoqeveritaret.

Ne perfaqesim, ne mbrojtje te shefit te vertet te tyre Astrit Avdyli dolen mbreme njeri mbas tjetrit: Edvin Kristaq Avdyli, i cili mbreme u faktua, siç do t’ia thyente turinjte ne debat Agron Gjekmarkaj, si sherbetor i Tit Avdylit. Ai u perpoq te shiste edhe Gjushin por sulmi i vetem per Avdylin dhe vepren e tij kriminale mbi te cilen ngrihet karrigia dhe narkomazhoranca e tij e krimit ishte sa Astrit Avdyli ishte militant i PD.

Ne tv Klan ishte Vangjush Dako Avdyli, i cili faktoi veten se ishte nje skllav i Astrit Avdylit. Ai vrasesin dhe trafikantin Avdyli dhe komunikimin e tij me te e konsideronte si me nje qytetar normal, paçka se jo qytetari normal por vrasesi dhe trafikanti Astrit Avdyli nga pergjimet rezulton urdherdhenesi dhe vendimmarresi i plotefuqishem i qarkut te Durresit.

Por kulmin ne mbrojtje te Tit Avdylit, Vangjush Avdyli e arriti kur humbi kontrollin dhe u versul me terbim kunder atyre qe sulmonin klanin e vrasesve, trafikanteve te Avdylve. Shqiptaret nuk mund t’ju besonin vesheve se si Vangjush Avdyli dhe jo Astrit Avdyli çirrej si i terbuar ne ekran “se po hidhni balte mbi klanet kriminale” per te mbuluar deshtimin e deputeteve te opozites.

I treti nga narkoshteti ne ekranet televizive ishte Erion Braçe Avduli, per te cilin jo Avdylet dhe narkoqeveritaret lidhje kriminale te tyre, duke filluar nga krye kreu i meduzes Edvin Kristaq Rama, vazhduar me Gjush Avdylin, Blend Avdylin, Ilir Avdylin, Jurgen Avdylin, por prokurori qe i hoqen dosjen e hetimit te tyre eshte fajtor i kesaj afere.

Pervec kesaj Erion Braçe Avdyli edhe kur erdhi problemi tek pergjegjesia, sipas tij preveç prokurorit ai duke mbrojtur Avdylet deklaroi se pergjegjesi kishin disa nepunes te vegjel dhe njelloj si kreu i tij nuk shiti Titin por beri kurban Gjushin vartesin e tij. Miq, e shtuna po vjen, vetem kryengritja popullore mund te pastroje Shqiperine nga funderrinat ne pushtet qe shnderruan Shqiperine ne delen e zeze, ne narkoshtetit e vetem dhe te pare ne Europe. sb

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?