Përgjimet e 2018, inteligjenca iraniane: Jemi në Tiranë për të mbaruar atë punën

Ishte viti 2012, kur për herë të parë Shqipëria vendosi që të strehojë një pjesë të vogël të opozitës iraniane dhe veçanërisht pas 2016-s, erdhën rreth 3000 muxhahedinë të tjerë, Garda Revolucionare e Iranit filloi organizimin e sulmeve ndaj këtij grupi.

“Kronos” ka mundur të sigurojë dokumente ekskluzive që vërtetojnë se forcat inteligjente të Iranit, Quds, kanë sjellë në Shqipëri agjentë të tyre për të organizuar sulme terroriste. Ky është një përgjim i bërë në vitin 2018 në qendër të Tiranës, ku 4 persona që flisnin turqisht komunkonin me përfaqësues të QUDS.

”Përshëndetje vëlla Ferhat. Kam dy ditë në Tiranë. Do ta kryejmë punën e djalit të Haji-ut, Peyman-it. Ne po lëvizim në drejtimin që na keni dhënë ju. Po pres lajme prej teje vëlla. Vëlla Hafiz, vëlla Ferhat dhe ky mesazh është për djalin e Haji-t, Peyman-in. Paqja qoftë me ju. Jemi katër veta që kemi ardhur këtu vëlla, me dy makina. Kemi këtu dy ditë dhe shokët e tjerë i kemi sistemuar në Hotel Tirana. Unë dhe shoku im jemi tek Plaza. Përshëndetje për ty”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër dokument i njësisë antiterror në Policinë e Shtetit tregon se se një shtetas iranian me dokumente austriake ka hyrë në Shqipëri në atë periudhë. Erwin ARAMI ka qënë në Shqipëri nga 16 marsi i 2018 deri në 18 mars. Ai së bashku me 5 ish-anëtarë të tjerë të MEK, të cilët janë larguar nga organizata për shkak se nuk janë njerëz të besuar, kishin detyra të qarta për të kryer në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?