Përgjimet e Antimafias italiane, SPAK nis sekuestrimin e dokumenteve. Në sitë tendera, bilance financiare dhe leje ndërtimi

Pas nisjes së hetimit për përgjimet e Antimafias italiane në lidhje me organizatën mafioze “Ndrangehta” ku flitet edhe për Shqipërinë, Prokuroria e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar fillon sekuestrimin e dokumenteve.

Prokurori Sotir Kllapi ka firmosur një sërë shkresash përmes të cilave kërkon praktikat e tenderave nga Agjensia e Prokurimit Publik të zhvilluara para dhe pas kohës së përgjimeve.

Bëhet me dije se prokuroria do të hetojë aktivitetin e kompanisë “Galo Albania”, në pronësi të Antonio Galos, i njohur si “Princi” që është në qendër të hetimeve të Antimafias italiane. Në sitën e prokurorisë do të kalojnë bilancet financiare ndër vite të kësaj kompanie si dhe çdo shitblerje e realizuar prej saj si me kompani private, ashtu dhe me institucione shtetërore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burimet thanë se pritet të sekuestrohen edhe dosje që kanë të bëjnë me tenderat që lidhen me fushën e shëndetësisë dhe jo pak dosje që kanë të bëjnë me lejet e ndërtimit. Nga ana tjetër, SPAK ka kërkuar zyrtarisht pranë Ministrisë së Drejtësisë edhe listën e përkthyesve të licensuar të gjuhës italiane, me qëllim që të bëjnë përkthimin e materialit voluminoz.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?