Përgjimet e antimafias, Qyno: Duhet të nisë hetimi, Gallo ka dy dyqane në “Bllok”
Gazetari i RTV Ora dhe Ora News Elton Qyno ka thënë se duhet të nisin hetimet në lidhje me përgjimet e publikuara për ndërtimet në Shqipëri nga mafia e Nraghetës.
Qyno ka thënë se këto përgjime duhet të jenë indicie për nisjen e hetimeve, ndërkohë që ka bërë me dije se biznesmeni i përmendur më shpesh gjatë bisedave me mbiemër Gallo operon në Tiranë me dy dyqane.
Qyno: Faktikisht ato janë biseda të bëra në kuadër të planeve të tyre për të hyrë në biznesin në Shqipëri. Deri në këtë fazë ku ndodhet çështja në Itali, tregohet që janë vetëm biseda dhe jo që të kenë hyrë në veprime konkrete të marrjes së lejeve apo të implementimit të planeve të tyre për ndërtimin në Tiranë. Këto biseda sigurisht që janë indicie përsa i përket drejtësisë shqiptare, kryesisht SPAK dhe Prokurorisë së Tiranës, për të nisur një hetim duke marrë shkak nga këto raportime të medieve italiane dhe prokurorisë italiane.
Nëse nuk kemi një hetim në Shqipëri nuk mund të bëhet dot një koordinim. Duhet të nisë një procedim penal, qoftë edhe pa emra personash dhe të zyrtarëve të përmendur e të lakuar, qoftë edhe institucioneve të tyre. Më pas të fillojë procedura e letërkëmbimit, duke i ofruar informacionet që ka pala shqiptare, por edhe informacionet që kanë autoritetet italiane. Personazhi që përmendet më tepër me mbiemër Gallo, ka një biznes nj Shqipëri në fushën e konfeksioneve. Operon me dy dyqane në zonën e Bllokut dhe interesi i tij për të zhvilluar biznesin në Shqipëri është i madh.