Përgjimet e ”Bild”, Braimllari: Qytetarët, të vendosur të godasin sistemin kriminal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, ka reaguar për përgjimet e medias gjermane ”Bild”, për kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako me kriminelë. Ai thotë se: ”Deputetë, kryetarë bashkie, kryetarët e partisë, drejtorët, punonjës të administratës, janë të emëruar nga strukturat kriminale dhe kjo e vërtetuar nga përgjimet zyrtarë të prokurorisë”. Nga ana tjetër, ai thotë se qytetarët janë të vendosur të godasin sistemin kriminal.

Postimi i plotë

Përgjimet zyrtare të prokurorisë vërtetuan se si Edi Rama nëpërmjet strukturave të krimit të organizuar shantazhon, dhunon dhe deformon votën e qytetarëve. Qeveria e Edi Ramës është ilegjitime, buroi nga deformimi i votës nëpërmjet strukturave kriminale. Edi Rama është i marrë peng nga krimi i organizuar dhe sot Shqipëria drejtohet nga një ushtar i krimit. Deputetë, kryetarë bashkie, kryetarët e partisë, drejtorët, punonjës të administratës, janë të emëruar nga strukturat kriminale dhe kjo e vërtetuar nga përgjimet zyrtarë të prokurorisë. Sot qytetarët, janë të vendosur të godasin sistemin kriminal me të cilin Edi Rama po drejton vendin. Qeveria ilegjitime e Edi Ramës, lidhja e tij me krimin e organizuar, legjitimon çdo veprim qytetar kundër Edi Ramës dhe sistemit të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?