Përgjimet e “Bild”, Bylykbashi: U stërprovua që jo thjesht ka rënë shteti, por që është kalbur dhe krimbur

Pas publikimit të përgjimeve nga gazeta gjermane “Bild”, ka reaguar edhe ish-deputeti demokrat për Durrësit, Oerd Bylykbashi.

Në një postim në “Facebook”, Bylykbashi shprehet se, tani nuk ka ngelur më gjë për të thënë.

Sipas ish-deputetit, sot është stërprovuar që jo thjesht ka rënë shteti, por që është kalbur dhe krimbur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i plotë i Oerd Bylykbashit:

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk ka ngelur me gje per te thene!

Thame qe votat blihen. Ku i keni provat thane. Por ODIHR tha qe shitblerja e votes eshte problemi kryesor.

Thame qe votat i blejne kriminelet per Edi Ramen. Ku i keni provat thane. Po ja ku dolen pergjimet e Avdylajve me Gjush e kompani.

Thame qe administrata vihet nen presion. Ku i keni provat na thane. ‎Veçse ODIHR tha qe eshte problemi tjeter kryesor i zgjedhjeve. Por ja ku dolen edhe pergjimet si administrata mblidhet dhe shkundet nga Avdylajt.

Thame qe zgjedhesit vihen ne presion. Ku i keni provat thane. Ama ODIHR e rendit si problem prioritar cenimin e lirise se zgjedhesve. Po ja ku na dolen perseri pergjimet qe provojne presionin mbi zgjedhesit.

Thame qe sekreti i votes cenohet nga kriminelet. Ku i keni provat thane. Po jo me kot ODIHR rendit cenimin e sekretit‎ si problem prioritar. Dhe perseri pergjimet tregojne se si kriminelet kerkojne parate mbrapsh sepse kane pare qe zgjedhesi nuk kishte votuar sic premtoi.

Thame qe kriminelet kane caktuar deputetet e Partise Socialiste. Ku i keni provat thane‎. Por perseri pergjimet treguan se si kriminelet caktuan deputetet.

Ne nuk kemi cfare themi me shume. Koha e fjaleve ka mbaruar.‎ Po edhe ata qe kerkojne prova te tjera duhet te mbyllin gojen.

Po fundja ne thame edhe qe Rama futi kriminelet ne parlament ne 2013 dhe se kanabizoi te gjithe vendin. Ku i keni provat thane edhe atehere. Por u provuan te tera.

Sot eshte sterprovuar qe jo thjesht ka rene shteti, por qe eshte kalbur dhe krimbur. Shqiptareve u eshte marre sovraniteti qe ushtrojne me vote. Ka ardhur koha ta marrin mbrapsh perndryshe Kushtetuta eshte nje genjeshter e madhe!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?