Përgjimet e “Bild”, Manjani: As në ’97-ën nuk u ndaluan gazetarët e huaj

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar për vendimin e Prokurorisë që u ndalon mediave publikimin e detajeve nga dosja 339.

Duke ironizuar me këtë urdhër të prokurorëve, Manjani shprehet se me çfarë mënyre gazetarët do ta dallojnë nëse një material është i kësaj dosje apo jo.

Duke komentuar sulmet që i janë bërë gazetarit gjerman që publikoi përgjimet, Manjani shprehet se as në vitin 1997 kur u shpall gjendja e jashtëzakonshme nuk u ndaluan gazetarët e huaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë i Ylli Manjanit në Facebook:

Swiss Digital Mobile Reklama

Një gjë nuk e kuptoj, cilat janë materialet e dosjes hetimore 399 që nuk duhet publikuar?!

Dmth gazetarët si presupozohet që ta dinë nëse një përgjim është i dosjes 399 apo jo?! A është konfidenciale dosja hetimore?!

Dmth arrij të kuptoj që urdhëri i ndalimit të publikimit mund të zbatohet ndaj prokurorëve, policëve gjyqsor, avokatëve dhe personave nën hetim të kësaj dosje, por ndaj gazetarëve si do zbatohet?!

Natyrisht e vetmja mënyrë është mënyra abuzive e zbatimit, sepse llogjikë nuk ka. Gazetarët nuk kanë si ta dinë se një material është në dosje hetimore ose jo. Atyre u intereson vetëm lajmi.

Le pastaj ndalimin e gazetarit të BILD, se është komplet qesharake… As në gjendjen e jashtëzakonshme ku gjeneral ishte Gazidede nuk doli një urdhër i tillë të ndalohet gatetat e huaja…

Lexoni edhe…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?