Përgjimet e ”Bild”, Mediu thirrje Presidentit: Duhet të shtysh zgjedhjet
Përgjimet nga ”Bild”, ku del që kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako bisedon për zgjedhjet e 2017 me persona të inkriminuar, ka bërë që aleati i Lulzim Bashës, Fatmir Mediu i PR-së, ti bëjë thirrje Presidentit Ilir Meta që të shtyjë datën e zgjedhjeve.
“Presidenti Ilir Meta është autoriteti i vetëm kushtetues që duhet të shtyjë datën e zgjedhjeve”. Gjatë një takimi në Kamëz, Mediu vërejti se është kompetencë e tij, kushtetuese, të garantojë, unitetin e popullit dhe konflikti që po përgatit Rama në 30 qershor është kërcënim i hapur i interesave tona kombëtare. ”Presidenti duhet të angazhohet në qëndrueshmërinë e sistemit tonë demokratik, që bazohet në pluralizëm dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme, bazohet në liritë dhe të drejtat e çdo qytetari mbi 18 vjeç për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Rendi kushtetues i rënë; liritë politike janë peng i krimit dhe korrupsionit; liritë ekonomike janë peng i parave të drogës, krimit, korrupsionit të lidhur me qeverinë”,-tha Mediu.
Pak javë më parë, Kreu i Shtetit u shpreh i gatshëm që të shtynte datën e zgjedhjeve, por vetëm nëse do të kishte kompromis mes palëve, por Rama refuzoi duke qëndruar i palëkundur se data e zgjedhjeve nuk ndryshohet dhe se do të zhvillohen në datën e dekretuar 30 qershor, të cilat opozita i ka bojkotuar.
KOHA JONË SONDAZH

