Përgjimet/ Gjosha: Kriminale, sjellja e Prokurorisë, që kërkon t’i heqë të drejtën medias
Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha dënon ashpër urdhrin e Prokurorisë për ndalimin e gazetarëve të publikojnë përgjime për dosjen ‘339’.
Sipas Gjoshës, drejtësia shqiptare merr urdhra nga partia në pushtet, duke i shërbyer një grushti individësh të inkriminuar.
“Artikulli i Gazetës Gjermane Bild duket se ka shkaktuar një tërmet të vërtetë për qeverinë shqiptare dhe mesa duket edhe në radhët e drejtësisë.
Është kriminale sjellja e Prokurorisë, që kërkon t’i heqë të drejtën medias dhe gjithë shoqërisë, për fjalën e lirë!
E dënoj rëndë cdo akt që kërkon të cënoj zbardhjen e të vërtetës, në kohë krize kaq të thellë për vendin, ku nevoja për të bërë drejtësi kalon cdo limit!
Por dënoj akoma më shumë, faktin që drejtësia shqiptare merr urdhra nga partia në pushtet, duke i shërbyer qorrazi një grushti individësh që kanë marrë peng demokracinë në Shqipëri”, shkruan Gjosha.
KOHA JONË SONDAZH

