Përgjimet/ Lefter Maliqi: Të shpërndahet Parlamenti, shteti ka rënë
Deputeti i opozitës në Parlament, Lefter Maliqi ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me publikimin e përgjimeve të reja nga e përditshmja gjermane ‘Bild’.
“Parlamenti duhet të shpërndahet.Vendi të kalojë në zgjedhje të parakohshme. Përgjimi i shitblerjeve të votave, ndërhyrja e grupeve kriminale tregon se deputetet, drejtorët, kryetaret e Bashkive etj zgjidhen, vendosen dhe emërohen nga krimi”- shkruan Maliqi ndërsa shton se cdo institucion në vend ka rënë.
“Çdo institucion ka rënë. Jemi në dorë të krimit, të paaftëve, servilëve, oligarkëve. Shkaku është sistemi i kalbur elektoral, korrupsioni dhe krimi i organizuar. E ardhmja e vendit është ne rrezik, jemi të pasigurt nën kthetrat e krimit. Shqiptarët të marin në dorë o sot o kurrë fatet e vendit. Protesto fuqishëm kundër krimit të organizuar mos u ndal për drejtësi, për votë të lirë, për të ardhmen e sigurtë”,– përfundon Maliqi reagimin e tij.
KOHA JONË SONDAZH

