Përgjimet me ”çimka”, qeveria bën një hap pas

Qeveria është tërhequr nga projektligj që i jepte kompetenca policisë së shtetit për kryer përgjime ambientale në raste të dyshuara për vepra penale apo për parandalimin e ngjarjeve kriminale. Ndryshimet e reja udhëtojnë policinë të kryer monitorim dhe ndjekje nga agjentët por pa përdorur mjetet elektronike të komunikimit.

Një tjetër ndryshim që është propozuar në komisionin e sigurisë është dhe kalimi i punonjësve të policisë në struktura shtetërore. Sipas Lleshajt, policët që kanë mbushur moshën 55-vjeç, një pjesë e tyre mund të transferohen tek ”Illyrian Guard” për të shërbyer në ruajtjen e objekteve apo struktura si hetimi tatimor.

Në rast se lind nevoja këta punonjës kanë dalë në pension dhe shërbejnë në struktura shtetërore mund të rikthehen sërish në policinë e shtetit. Projektligji i iniciuar 5 muaj më parë solli një debat të gjerë publik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?