Përgjimet me grupin e Shijakut/ Dako në hetim për blerje votash dhe punësime të paligjshme

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është nën hetim nga prokuroria e Krimeve të Rënda për blerje votash dhe punësime të paligjshme në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Pas publikimit të përgjimeve të Dakos me grupin e Shijakut, ku është kapur duke folur para dhe pas zgjedhjeve të 2017, Report Tv mëson se kryebashkiaku i Durrësit është në hetim.

Dako së bashku me disa anëtarë të familjes Avdyli po hetohet për blerje votash, që pas konstatimit të bisedave me vëllanë e kreut të grupit të Shijakut në qershor të 2017. Hetimi për krim zgjedhor nuk është i vetëm, pasi Dako po hetohet edhe për punësime të paligjshme në njësitë administrative që drejton bashkia e Durrësit, pasi janë konstatuar ndërhyrje dhe emërime jashtë kritereve.

Po kush janë bisedat që sollën nisjen e hetimeve? Deri tani tre janë përgjimet e publikuara ku Dako flet me anëtarët e bandës së Shijakut. Në bisedën e parë në datë 24 qershor, një ditë para zgjedhjeve të 2017, dikush flet me Altin Avdyli i njohur me pseudonimin ‘Nicen’ dhe i thotë; “Kam ca me mbiemër Kurti, kam zonjën këtu… po deshe…6 veta janë, thuaj Vangjushit t’i japim ndonjë lek, që të votojnë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa në bisedën e dytë të publikuar, Dako gjatë komunikimit me Altin Avdylin interesohet që të takohet me një person tjetër i quajtur Astrit, i arrestuar të dielën e shkuar si kreu kësaj bande kriminale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas transkriptit të kësaj bisede Vangjush Dako kërkon të takohet me Astritin për ta falënderuar dhe folur për diçka, dy ditë pas zgjedhjeve të 2017. Ndërkohë që në një tjetër përgjim të publikuar nga Berisha, Dako është kapur duke biseduar me Jasin Avdylin, i cili po ashtu është i arrestuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?