Përgjimet në Dibër, Kokëdhima: Janë blerë votat në mbarë vendin

Kryetari i partisë ZGJIDHJA Koço Koëdhima i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në “News 24” tha se votat Rilindja nuk i ka blerë vetëm në Dibër, por në mbarë Shqipërinë.

Kokëdhima thekson se Rilindja është një organizatë kriminale në pushtet. Ai shtoi se përgjimet nuk po dënohen, sepse kjo qeveri ka me vete Prokurorinë dhe gjykatat.

“Ajo që ka ndodhur në Dibër ka ngjarë në të gjithë Shqipërisë. Këtu qeveria ka bashkëpunuar me bandat dhe kriminelët. Kjo ka ndodhur jo vetëm në Dibër, por në mbarë Shqipërinë. Qeveria ka me vete edhe Prokurorinë, edhe gjykatat. Ky është një shtet kriminel. Prokurorët nuk hetojnë, sepse është një pushtet i zotëruar politikisht”, tha Kokëdhima.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?