Përgjimet në Drejtorinë Arsimore të Lushnjes/ Nuk kërkoheshin vetëm para, por edhe favore seksuale për vendin e punës

Sipas tij, në pretendimet e prokurorisë gjatë seancës për vlerësimin e masës së arrestit ndaj Luiza Tabakut u shpreh shkarazi për favore që dalin nga teknika e përgjimeve, të cilat prokuroria mund t’ i nxjerrë si prova më pas gjatë hetimit, por që edhe mund t’i fshijë. Po ju përcjellim të plotë prononcimin e avokatit Kozma Jano për ResPublica: “Po diskutohet për favore seksuale, por për ne avokatët nuk është bërë gjë e qartë ende.

Ekspertët që kanë në dorë përgjimet po vazhdojnë të bëjnë teknikën e tyre. Deri në këtë moment duhen 5-6 ditë të përfundojë afati 1-mujor i vënë nga gjykata që nga dita e vendimit për nisjen e përgjimeve dhe më pas materiali t’i dorëzohet prokurorisë. Ne nuk kemi asnjë lloj prove që në këtë çështje implikohet direkt Luiza Tabaku. Favoret seksuale i kërkonin persona të tjerë që ishin aty, që nga shoferi i saj deri tek menaxherët politkë. Faktikisht ndaj shoferit nuk është marrë masë ndonëse i ka dalë emri në të gjitha përgjimet dhe ndoshta prokuroria po e trajton me statusin e të penduarit.

Kur Luiza ka marrë vesh për veprimet e shoferit e ka larguar nga puna dhe pastaj kanë nisur sherret. Thashë deri tani diskutohet, por unë nuk e kam parë si material. Materialet e para të paraqitura nga Prokuroria ishin sa për të future në rrjedhë të gjithë veprimin kriminal. Vetë Luiza ka thënë që janë menaxherë politikë që flisnin nga jashtë dhe që e kanë kërcënuar për djalin. Janë njerëz me imunitet politik që kanë bërë vazhdimisht presion.  Në seancën e vlerësimitë të masës së arrestit për Luiza Tabakun prokuroria kaq material nxorri. Në kërkesën që parashtroi pretendohet përgjimi në ambjent të hapur me pamje vizuale, duke i rënë shkarazi për favore të ndryshme. Ato që pretendon akuza për favore nuk ishin si akt në dosje, por ajo mund t’i nxjerrë ato gjatë hetimit. Janë të fshehta që i ruan hetimi dhe akuza duket e kënaqur.

Ata nuk e paraqiten teknikën e përgjimit dhe ështe detyrim i tyre të na e vënë në dispozicion. Kuptohet ata dhe mund ta fshijnë materialin”.

SHKARKO APP