Përgjimet për trafikun e klandestinëve: “Dua pasaportë me foton e vajzës nga Shkodra”

32 të arrestuarit për trafik klandestinësh nga Shqipëria në SHBA, Kanada dhe Angli do të dalin të martën para gjykatës. Prokuroria ka zbardhur detaje nga dosja ku bien në sy përgjimet që u janë bërë të akuzuarve teksa porosisin pasaportë italiane false me foton e një vajze nga Shkodra. Në dosje është dokumentuar edhe kapja e dy klandestinëve në Xhamajka me pasaporta false apo ndalimi I 16 personave në Greqi me 6 baza falsifikimesh.

Zbardhet dosja e prokurorisë për 32 personat e arrestuar me akuzën e trafikut të klandestinëve nga Shqipëria drejt ShBA, Kanadasë dhe Anglisë. Të arrestuarit pritet të dalin të martën para gjykatës për njoftimin me masat e arrestit.

Linja e klandestinëve operonte dhe nga shteti i Xhamajkës, ku gjatë hetimit janë arrestuar shtetasit shqiptare R. Hotaj dhe L. Selimi duke udhëtuar për në Toronto të Kanadasë me pasaporta false.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në dokumentin e prokurorisë pohohet se grupi kishte shtrirje dhe në Greqi ku janë arrestuar 16 persona, të cilit ishin nisur për të kaluar ilegalisht në vendet e destinacionit. Pala greke ka sekuestruar edhe 6 laboratorë që përdoreshin nga grupi për falsifikimin e dokumenteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bazuar në përgjimet e telefonave rezulton se katër persona kanë qenë bashkëpunëtorë të ngushtë në prodhimin dhe falsifikimin e dokumenteve për të cilat paguheshin 10-20 mijë euro.

Një përgjim i datës 15 shkurt 2018, sipas prokurorisë ka dokumentuar faktin se shtetasi Florjan Hyseni i kërkoi Albert Xhelilit pasaportë italiane me emrin C.Ambrogi por me foton e një vajze nga Shkodër.

Kjo shtetase është drejt SHBA ku është bërë ndalimi i saj dhe bllokimi i pasaportës false.

Anëtarët e grupit kriminal takoheshin me klientët në zonën e “zogut të zi”, ndërsa transporti i dokumenteve të falsifikuara bëhej nëpërmjet autobusëve të linjës Shkodër-Tiranë.

Grupi është ndihmuar edhe nga efektivi i policisë Elmas Bilbili nga Tepelena, tashmë i arrestuar.

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?