Përgjimi, gazetari sot në Prokurori ku do t’i kërkohet…

Gazetari Jetmir Olldashi, personi që kreu investigimin dhe audio-përgjimin mes ”Dëshmitarit X” dhe vëllait të ministrit të Brendshëm, është dëshmitari i radhës që do merret në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Olldashi pritet të dëshmojë sot në orën 10:00, kohë kur janë thirrur pranë Akuzës edhe deputetët e PD-së, Ervin Salianji e Ankelejd Alibeaj, si dhe eksperti ligjor, Gazmend Bardhi.

Tre përfaqësuesit e Partisë Demokratike, në rolin e personave që kanë të dhëna të vlefshme për hetimin, do të paraqiten sot në mëngjes në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dëshmia më e rëndësishme për Akuzën pritet të jetë ajo e gazetarit Jetmir Olldashi. Para tij, për të njëjtën çështje ka dhënë shpjegimet e nevojshme, “Dëshmitari X”, i njohur tashmë me emrin Albert Veliu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?