Përgjonte ish-të dashurën me kamera në makinë, arrestohet 38-vjeçari

Një 38-vjeçar u arrestua nga uniformat blu të Elbasanit, pasi prej disa kohësh përgjonte ish-­të dashurën e tij, duke i vendosur një kamera dhe përgjues në makinë.

Por shtetasja E.B., ka pikasur kamerën në makinë dhe është drejtuar menjëherë drejt policisë për të bërë denoncimin. Hetimet paraprake dolën në përfundimin se kamera në automjetin e 27­-vjeçares ishte vendosur nga ish­-i dashuri i saj, Gentian Mino, 38 vjeç banues në Elbasan, i cili për të finalizuar misionin e tij kishte kërkuar ndihmën e shokut, Ardian Hysi.

Mësohet se të ndaluarit kur janë pyetur kanë pohuar se kamerën e kishin vendosur nga frika se dikush do të vidhte makinën. 

SHKARKO APP