Përgjysmohen parashikimet e rritjes ekonomike në Gjermani

Efektet e luftës filluan, rimëkëmbja gjermane në rrezik. Ekonomia gjermane do të rritet me vetëm 0.6 përqind në vitin 2026, në vend të 1.3 përqind të parashikuar më parë. Ky është parashikimi i instituteve kryesore ekonomike gjermane. Vitin tjetër, rritja pritet gjithashtu të jetë më e ulët – vetëm 0.9 përqind, në vend të 1.4 përqind të planifikuar më parë.

Pa rimëkëmbje

Ky është një lajm i keq për Gjermaninë, e cila ka qenë në recesion për vite me radhë dhe regjistroi vetëm një rritje të vogël vitin e kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çmimet e energjisë tani do ta pengojnë rimëkëmbjen ekonomike, megjithëse ajo bazohej kryesisht në investime në ushtri dhe infrastrukturë. Për këto dy fusha, qeveria e Friedrich Merz (CDU) ka marrë hua një trilion euro për vitet e ardhshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Analiza nga ekspertët ekonomikë tregon se çmimet e energjisë do të shkaktojnë inflacion, të paktën përkohësisht. Çmimi i gazit i bën plehrat më të shtrenjta dhe kjo ndikon në çmimet e ushqimeve. Kostoja e transportit të mallrave gjithashtu rritet. Rritjet e çmimeve më pas ulin konsumin.

Gjashtë muaj më parë, të njëjtat institute ekonomike llogaritnin një rritje të çmimeve të konsumit prej 2 përqind këtë vit dhe 2.3 përqind vitin tjetër. Tani do të jetë më e lartë.

Kërkohen “reforma të guximshme”

Ekspertët kundërshtojnë ndërhyrjet shtetërore në tregun e energjisë dhe në vend të kësaj propozojnë “masa të synuara sociale” që do të zbutnin goditjen në xhepat e qytetarëve.

Supozohet se Qeveria federale do të ulë parashikimin e saj zyrtar të rritjes në ditët në vijim, i cili deri më tani ka qenë një përqind. Parashikimet e pranverës janë të rëndësishme, sepse tregojnë se sa do të jenë të ardhurat nga taksat. Rritje më e ulët do të thotë më pak konsum dhe për këtë arsye më pak para në thesarin e shtetit. Dhe kjo rrit presionin mbi Qeverinë për të kursyer.

Ministrja e ekonomisë, Katherina Reiche: Gjermanisë i nevojiten “reforma të guximshme”. Fotografi: Bernd Elmenthaler/IMAGO
“Mesazhi i diagnozës së pranverës së instituteve kërkimore është i qartë – konflikti në Lindjen e Mesme po rrit presionin mbi politikën gjermane për të ndërmarrë një qasje vendimtare ndaj reformave strukturore”, tha Ministrja e Ekonomisë, Katerina Reiche. Ministrja e ekonomisë, shprehet, se tani Gjermanisë i nevojiten “reforma të guximshme”. /DW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?