Përhapja e koronavirusit, mjeku Mezini tregon çfarë duhet bërë për të pasur një pasqyrë më të saktë të rasteve

Mjeku pneumolog Arian Mezini ka deklaraur në A2 se aktualisht në vendin tonë nuk po bëhen shumë testime, pasi “po testohen vetëm ata që paraqesin shenja klinike”.

“E mira do të ishte të testonim më shumë, pasi do të kishim një pasqyrë më të saktë se sa është shtrirë koronavirusi. Unë mendoj se testimi duhet të jetë sa më i gjerë dhe sa më horizontal. Ato vende që e kanë kontrolluar me sukses infeksionin, kanë bërë testim masiv. Ne nuk jemi Gjermania, nuk kemi shumë mundësi, por e mira do të ishte të testohej personeli mjekësor”, theksoi Mezini.

Sipas tij, “duhet të jemi të kujdesshëm nëse vëmë re simptomat e para, sidomos nëse kemi vështirësi në frymëmarrje”.

Kur u pyet nëse i kemi kapacitetet për të përballuar emergjencën e shkaktuar nga COVID-19, Mezini u shpreh: “Masat që janë marrë po japin efektin, e kanë mbajtur të kontrolluar pandeminë sepse nuk ka sistem shëndetësor që e kontrollon koronavirusin nëse nuk merren masa”.

SHKARKO APP