Përjashtimet ”lum” të deputetëve të PD-së, Rama: E kthyen Parlamentin në mejhane burrash të dehur
Aktualitet E Enjte, 16 Shkurt 2023 21:29
Javët e fundit, deputetët të grupit të Sali Berishës në PD, po përjashtohen nga punimet e Kuvendit, dhe kryeministri Edi Rama thotë se përjashtimet janë një masë që e meritojnë.
”Nuk ka shqiptarë në mal që nuk pajtohet me përjashtimin e atyre që e kthejeni parlamentin në një mejhane burrash të dehur që lëshojnë nga goja fjalë që çdo familje shqiptare do i vijë turp”,-tha Rama në ”Opinion”.