Përjashtimi i 19 deputetëve, Berisha nga dritarja e banesës: Provokim i rëndë

Nga dritarja e banesës së tij, Sali Berisha reagoi për përjashtimin e 19 deputetëve të opozitës të cilët shkaktuan incidentet gjatë javës së fundit në komisione, por edhe në seanca plenare në Kuvend. Ai e cilësoi vendimin të turpshëm dhe një akt diktatoria frike që kërkon të shuajë zërin opozitar.

”Parlamenti Rama-Linda, parlamenti i turpit që nuk ka ekzistuar kurrë që nga koha e diktaturës, përjashtoi në një akt turpi, në një akt të mirëfilltë diktatorial, në një akt të vërtetë frike, 19 deputetë, përfaqësues të popullit opozitar, përfaqësues tuaj, vetëm e vetëm se ata po qëndrojnë siç po qëndroni ju këtu në emër të të vërtetës.

Po qëndrojnë në një betejë me të cilën duan të sjellin para jush në dritën e diellit, të gjitha krimet e shëmtuara, vjedhjet monstruoze të Edi Ramës. Po qëndrojnë në mbrojtje të të drejtave të tyre kushtetuese, që janë edhe të drejtat tuaja.

Sot, Linda e parlamentit, një turp i gatshëm për të shkatërruar Shqipërinë për Edi Ramën, zbatoi urdhrin e padronit të saj Edi Rama dhe përjashtoi njësoj si të ishte Bjellorusia e Lukashenkos, edhe aty nuk ndodh kjo, 19 deputetë, përfaqësues të popullit opozitar”,-tha Berisha.

SHKARKO APP