Përjashtimi nga PD-ja? Berisha: Influenca ime në parti është e madhe, nëse bëhet pa prova…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për fortë, kur tha se nëse PD-ja e përjashton pa prova për shpalljen ”Non-Grata” nga SHBA-ja, ai do të bëjë gjithçka që partinë ta kthejë në shinat demokratike.
”Nëse PD do të merrte një qëndrim aparimor, Berisha do të bënte gjithçka që PD të rikthehet në ato vlera. Do të bëjë gjithçka në kuadrin kushtetues për rikthimin e PD në vlerat që ajo është themeluar.
Ideja se PD është parti e Sali Berishës, ata që mendojnë se unë me akte konkrete me propozime konkrete kam drejtuar PD gjatë kohës që ishte në opozitë ata mashtrojë vetën e tyre. Unë kam patur dhe kam influencë shumë të fuqishme në PD. Pse? Nuk gjen sot ti një njeri se zyra këtë vend apo atë për shkak të mbështetjes nga Berisha apo ndërhyrjes së tij.
Por influenca ime buron në PD thjeshtë se kam mbrojtur interesat e saj partie dhe demokratëve me vendosmërinë më të madhe. Kam denoncuar më shumë se kushdo tjetër krimin e organizuar, kam mbrojtur interesin kombëtar”, tha Berisha për emisionin “Now”.