Përjashtohet polici, i tha qytetarit “Do të thyej në mes, jabanxhi” (VIDEO)

 

Një efektiv i Policisë së Qarkullimit Rrugor në Durës është përjashtuar dot pas një reagimi të dhunshëm ndaj një qytetari.

Polici ndalo qytetarin dhe skena u filmua nga një person brenda makinës.

“Do të të thej në mes po ik, jabanxhi”, i thotë polici qytetarit që pyeste i çuditur përse u ndalua.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit Tahiri.

“Policia qe duam, jo me te tille punonjes policie. Sjellje e patolerueshme dhe e denueshme. U informova se ndaj punonjesit te policise u mor masa e perjashtimit nga Policia e Shtetit. Faleminderit qytetarit per denoncimin dhe portalit per publikimin”, shkruan Tahiri në FB.

SHKARKO APP