Përkeqësim i situatës në Lindjen e Mesme? Milo: Njerëzit të përgatiten, vendimi nëse Izraeli…

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo flet për sulmin e Iranit ndaj Izraelit mbrëmjen e 13 prillit. Për të mund të pritet që situata të përkeqësohet, ndërkohë që ka bërë një analizë të politikës së brendshme të Izraelit dhe rrezikun që kjo sjell në nxitjen e konflikteve të mëtejshme në rajon.

“Njerëzit duhet të jenë të përgatitur. Irani ka qëndruar gjithmonë pas organizatave të tilla që quhen terroriste, siç është Hamasi dhe Hezbollah apo Huthët, duke i ndihmuar me armatime dhe financime.

Besoj se në Izrael është një qeveri e emergjencës nuk ka baza të shëndetshme për të qëndruar në afatgjatë. Do të tronditet herë pas here pasi pasqyrojnë interesat e qarqeve ekstremiste që kërkojnë që të hakmerren.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duan të mbajnë kuota mbështetjeje brenda vendit përmes veprimeve ekstreme, siç do të ishte një kundërpërgjigje ndaj Iranit. Por këtu u bënë bashkë disa faktorë, siç është rreziku i përshkallëzimit që mund të përfshijë aktorë të tjerë jashtë rajonit, siç është edhe SHBA”, tha Milo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?