Përkeqësim i situatës së sigurisë, avionët francezë do të fluturojnë mbi Ballkan

Franca do të kryejë fluturime stërvitore me avionë të shpejtë mbi Bosnje duke filluar nga e hëna.

Lajmin e ka bërë të ditur forca paqeruajtëse e Bashkimit Evropian në Bosnje (Eufor), duke raportuar se ka pranuar kontributin vullnetar të Parisit “në dritën e përkeqësimit të situatës së sigurisë në nivel ndërkombëtar dhe si masë paraprake”.

“Aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle aktualisht po kryen trajnime operacionale në Detin Mesdhe dhe nga e hëna e 7 marsit, avioni i saj Rafale do të fluturojë mbi Ballkanin Perëndimor, përfshirë Bosnjën dhe Hercegovinën,” tha Eufor në një deklaratë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?