Përkeqësimi i kushteve të motit, ARRSH tregon situatën e akseve kombëtare

Pas përkeqësimit të kushteve atmosferike në vend, Autoritetit Rrugor Shqiptar ka njoftuar qytetarët lidhur me situatën që paraqitet në akset kryesore të vendit.

Përmes një postimi të publikuar në faqen zyrtare në “Facebook” ARRSH thotë se autoritetet janë duke punuar që qarkullimi të vijojë normalisht.

Ndërkohë ARRSH bën me dije se:

-Në rajonin Verior kryesisht në qarkun Kukës dhe pjesërisht në Dibër ka pasur reshje bore gjatë natës.

-Në segmentin Pukë-Fushë Arrëz-Kukës, ka pasur reshje dëbore, është bërë pastrimi dhe shpërndarja e kripës

-Në segmentin Bulqizë-Peshkopi ka pasur reshje të dobëta dëbore, rruga është pastruar dhe qarkullimi vazhdon normalisht

-Në të gjitha akset kontraktorët kanë punuar me mjete dhe fuqi punëtore për mbajtjen hapur të akseve. Qarkullimi vazhdon normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset.

Ndërkohë gjatë mesnatës verilindja është zbardhur nga reshjet e dëborës të cilat kanë arritur nga 4 deri në 15 cm në zonat malore.

Ndërsa mjetet dhe makineritë borëpastruese kanë punuar gjatë gjithë segmentit nga Kalimashi në Morinë për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës.

SHKARKO APP