Përkeqësimi i motit, Bashkia e Lezhës njofton qytetarët e saj të marrin masa

Bashkia e Lezhës pasditen e kësaj të marte, ka njoftuar qytetarët e saj mbi parashikimin e motit për ditët në vijim. Përmes një njoftimi zyrtar, ajo thotë se këto ditë priten reshje të shumta shiu të cilat mund të vështirësojnë aktivitetet e përditshme të qytetarëve në qarkullimin me makina, për aktivitetin bujqësor si dhe rrezikun që paraqitet për ndonjë familje me shtëpi në disa zona të vendit.

Njoftimi i plotë

Të nderuar qytetarë lezhjan! Bashkia Lezhe ju bën me dije se këto dite priten reshje të shumta shiu të cilat mund të veshtirësojnë aktivitetet tuaja të përditshme, qarkullimin me makina, tokat e mbjella, rrugët e lagjeve, gjithashtu mund të rrezikojnë ndonjë familje me shtëpi në zona me rrisk të lartë.

Kryetari e Bashkise, ka thirrur një grup pune me ekspert dhe specialist të fushes dhe po qendron në krye të menaxhimit të kësaj situate. Janë siguruar të gjitha mjetet e nevojshme për t’u ardhur në ndihme sa më shpejt për çdo rast veshtirësie që mund ë ndodhe.

Kërkohet mirekuptim dhe bashkepunim nga të gjithë për përballimin me sukses të situates.

SHKARKO APP