Përkeqësohet gjendja shëndetësore e grevistëve të Ballsh

Është përkeqësuar gjendja shëndetësore e grevistëve në Ballsh, të cilët sot ndodhen në ditën e dhjetë të grevës së urisë. Grevistët janë shprehur se nuk do të tërhiqen deri sa t’u plotësohen kërkesat dhe të marrin 27 pagat e tyre të prapambetura.

Mëngjesin e sotëm një nga grevistët është dërguar me urgjencë në Spitalin e Ballshit, pasi ka shfaqur probleme shëndetësore.

Ndërkohë, grevistët e tjerë kanë refuzuar shërbimin shëndetësor, duke paralajmëruar se do t’i drejtohen ambasadave në vend, pasi politika nuk po reagon. Njëri prej grevistëve shprehet se “nëse deri dje kërkuam tre pagat, tashmë ne kërkojmë pagat totale.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?