Përkeqësohet klima e biznesit, Crowford: Problem niveli i taksave, burokracia, informaliteti
Pas FMN edhe Dhoma Amerikane e Tregtisë publikon një raport kritik për Shqipërinë.
Klima e të bërit biznes sipas biznesit amerikan është përkeqësuar për vitin 2018. Indeksi i biznesit ka shënuar një ulje prej 1.33 pikësh. Ambasadori amerikan në Shqipëri Donald Lu i ka kërkuar qeverisë të marë masa për të përmirësuar klimën e të bërit biznes në vend.
Lu: Ulja e lehtë e Indeksit këtë vit konfirmon se mbetet akoma shumë për t’u bërë, për të përmirësuar klimën e biznesit në vend. Legjislacioni, taksat dhe sistemet rregullatore duhet të nxisin një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe të drejtë.
Presidenti i Dhomës Amerikane të tregtisë Mark Crowford ka shpjeguar se përkeqësim ka në disa elemntë si taksat, konkurrenca apo informaliteti.
Crowford: Niveli itaksave, burokracia, konkurrenca jo formale dhe mundësia për të gjetur staf të kulifikuar.
Sipas Crowford Shqipëria mbetet pas rajonit përsa i përket investimeve dhe i sygjeron qeverisë që të ndërhyjë në disa aspekte.
Crowford: Disa kompania vuajnë për lekë, kështu që bankat janë plot me liukuditet, por jo gjithmonë banka është mjet për të mobilizuar. Gjëra të tjera nga pikëpamja e sigurisë ne kemi ngiorut disa shqetësime.
Sipas indeksit të biznesit një perceptim aspak pozitiv kanë patur bizneset anëtare të Dhomës Amerikane gjatë vitit 2017 edhe për klimën e brendshme politike, e cila ka rënë me 5.08 pikë si dhe për sigurinë në vend që ka pësuar rënie me 2.37 pikë.
/Ora News
KOHA JONË SONDAZH

