Përkeqësohet moti, bllokohet aksi i jugut

Moti i përkeqësuar dhe me dallgë të cilat arrijnë deri ne 8 balle në det të hapur dhe afërsisht 6 ballë brenda gjirit, kanë pezulluar edhe të shtunën lundrimin detar. Prej 48 orësh trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk ka kryer asnjë lundrim. Kapiteneria ka njoftuar pezullimin e përkohshëm të lundrimit, për shkak të motit të keq.

Si pasoje e erërave të forta disa pemë dekorative në zonën e Lungomares janë thyer, po ashtu dhe shumë biznese përgjatë bregdetit kanë pësuar dëme. Edhe në Durrës, është e njëjta situatë. Një nga dy tragetet e linjës Bari-Durrës për shkak të detit të trazuar është detyruar të ndryshojë kursin e lundrimit duke regjistruar një vonesë mbi 3 orëshe në mbërritje. Anijet e peshkimit kanë pezulluar lundrimin, ndërsa hasën problem në përpunimin e anijeve tregtare.

Burime nga Kapiteneria e portit të Durrësit thanë se vonesa në lundrim është shkaktuar nga deti i trazuar në dy anët e Adriatikut. Sipas kapitenerisë me ndryshimin e drejtimit të erës në veri-perëndim, e diela pritet të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjendja më e renduar raportohet nga Gjirokastra. Reshjet vijojnë me intensitet prej 24 orësh. Liqeni i Viroit ka shkatërruar digën provizore duke dalë në rrugë e vështirësuar qarkullimin e mjeteve në aksin kombëtar Gjirokastër-Tepelenë. Policia orienton qarkullimin me një sens në këtë pjesë të aksit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Probleme ka në Dropull ku qarkullimi drejt fshatrave Llongo dhe Koshovicë është bllokuar nga prurjet e Drinos dhe shkatërrimi i urave provizore që u ndërtuan pas përmbytjeve të dhjetorit. Në disa zona të qarkut dhe dy lagje të qytetit raportohen rrëshqitje të reja dherash.

Një mot i rënduar me reshje të dendura ka mbërthyer edhe kryeqytetin. Erërat e forta rrezuan një shtyllë të tensionit të lartë në afërsi të Shkollës së Bashkuar. Për fat të mirë nuk ka patur persona të lenduar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?