Përkeqësohet situata me zjarret në fshatin Dishnicë

Përkeqësohet situata me vatrën e zjarrit në fshatin Dishnicë të Bashkisë së Korçës, vatër e cila është zgjeruar akoma dhe më tej, duke hyrë në territorin e malit të Moravës mbi qytet.

Terreni i thyer malor e ka bërë të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse dhe favorizimi nga era ka bërë që flakët të zgjerohen mbi fshatin Barç.

Nga komunikimi me nënkryetarin e bashkisë Korçë, Kletjon Kita, bëhet me dije se përsëri forcat pyjore, ato të ndërmarrjes së shërbimeve publike, do të rinisin punën për izolimin e flakëve ditën e nesërme, pasi është e pamundur ndërhyrja gjatë natës. Sipërfaqja e djegur është mbi 20 hektarë me bimësi të ulët dhe pisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?