Përkthyesi i komandove shqiptare në Afganistan: Talibanët do na vrasin
E gjitha bota po flet për situatën në Kabul dhe për faktin se milion afganë po lënë atdheun për të shpëtuan kokën nga talebanët. Një prej përkthyesve afgan, që kanë asistuar misionet ushtarake shqiptare në Afganistan, flet për bashkëpunimin me komandot shqiptare.
“Unë kam ndihmuar forcat shqiptare. Miku im më mirë ka qenë kapiteni… Ne kemi punuar gjatë misionit të tij 6 mujor si pjesë e NATO-s. Ata ndihmuan shumë vendin tim Afganistanin. Tani që ata kanë ikur janë krijuar probleme të mëdha. Kur këtu ishte NATO shumë prej nesh përfshi mua u punësuam, u shkolluam, por gjithçka, ka ndryshuar. Kur NATO dhe misionet shqiptare ishin këtu, situata ishte krejt tjetër”,- thotë për ”Top Channel”.
I pyetur për rrezikun që i kanoset si një ish punonjës i NATOS-s, ai tha “Ne u punësuam në NATO për të mirën e familjeve tona për një jetë më të mirë e shkollim të fëmijëve tanë. Tani unë ndodhem i fshehur në Kabul. Kam ndërpresë çdo lidhje me familjen për mos t’i rrezikuar ata nga puna që kam bërë si përkthyes e më pas për shërbimin inteligjent të vendit tim. Në të shkuarën kur punonim për NATO-n, natyrisht ishim të fiksuar nga talebanët. Tani na duhet të fshihemi. Ata janë duke kërkuar për ne, që punuam për NATO-n apo Ushtrinë Amerikane, me qëllimin për të na vrarë. Nuk na ka mbetur gjë tjetër veçse, meqë po më jepni këtë mundësi, të kërkoj ndihmën e popullit shqiptarë. Më shumë se 20.000 prej nesh po përballen me rreziqe. Nuk i afrohemi dot aeroportit Hamit Karzai, pasi është i rrethuar me postblloqe talebanësh”.
Po ashtu ai tregon se çfarë e pret nëse do të zbulohet se ku fshihet dhe kapet nga Talebanët. “Ata po na kërkojnë, pasi na quajnë ‘djemtë e këqij’ sepse ne punuam për NATO-n. Ata nuk kanë mëshirë. Nuk do të na e falin pse ne u punësuam me NATO-n apo Ushtrinë Amerikane. Nuk do të kenë mëshirë për ne. Do të na vrasin. Asgjë tjetër”.
KOHA JONË SONDAZH

