Përkujtimi i Falcones, 8 vite në pushtet s’kanë mjaftuar për Braçen: Ende problem pandëshkueshmëria në Shqipëri
Zv/Kryeministri Erion Braçe ka deklaruar ditën e sotme se pandëshkueshmëria vazhdon të mbetet një problem për shtetin shqiptar, prandaj duhet një lëvizje e fortë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Duke kujtuar 29-vjetorin e vrasjes së gjyqtarit italian Giovanni Falcone, zv/Kryeministri u shpreh se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk është çështje pushke por çështje vullneti, kurajo dhe këmbënguljeje.
Më tej, Braçe pretendon se një erë e re ka nisur në vendin tonë, ku sipas tij tashmë po ndëshkohen prokurorët, gjykatësit dhe politikanët e korruptuar.
Postimi i plotë:
LUFTA KUNDER KRIMIT, KRIMIT TE ORGANIZUAR APO MAFIEVE, NUK ESHTE CESHTJE PUSHKE! ESHTE CESHTJE VULLNETI, KURAJOJE, KEMBENGULJEJE, VENDOSMERIE, DISTANCE, TOLERANCE ZERO, SAKRIFICE! GIOVANNI FALCONE E PAOLO BORSELINO VLEJNE PER KETE! Shqiperia ka ende problem te madh PANDESHKUESHMERINE, PABARAZINE PARA LIGJIT; Per kete arsye heronj negative dhe ende jo pozitive ne rradhet e #DREJTESISE! Por nje ere e re ka nisur; PO PREKEN PROKURORET E KORRUPTUAR, GJYKATESIT E KORRUPTUAR, POLITIKANET E KORRUPTUAR; Tani duhet ndeshkueshmeri e qarte dhe gjithperfshirese ndaj grupeve kriminale, sipermarresve te korruptuar qe sherbejne si banka e lavatrice per ta, gjithashtu! Tani, duhet nje levizje e forte kunder korrupsionit e krimit te organizuar deri ne nivelin e nje kulture te re perfshirese per barazi para ligjit, ndeshkim ndaj gjithkujt qe perfshihet ne korrupsion e krim!