Perla/ Gjirokastra pa drita! Përgjigja që OSHEE ju jep qytetarëve: Shkoni në Fier

Për 20 minuta qyteti i Gjirokastrës, ka ngelur në errësirë të plotë si pasojë e mungesës së energjisë elektrike.

Jugunews është interesuar për këtë anomali tek stacionin elektrik i qytetit por përveçse nuk ka marrë asnjë lloj përgjigje pasi të gjithë flinin punonjësit e OSHEE, dikush prej tyre është bërë i gjallë duke na “sugjeruar” se duhet të merrnim informacion në Fier.

Në ligjëratë të drejtë sugjerimi i punonjësit të OSHEE ndaj interesimit të Juguneës.net ka qenë:

Swiss Digital Desktop Reklama

“O derman, nuk të bëjëm dot gjë, më mirë shko në Fier të keqen dhe interesohu, hajd njatjeta se isha në gjumë”. Ishte përgjigja kjo e përfaqësuesit të OSHEE Gjirokastër pas interesimit të Juguneës.net se përse qytetarët e Gjirokastrës, apo dhe të fshatrave përreth nuk kanë energji elektrike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pra një kompani si OSHEE me këtë nivel komunikimi dhe dhëniesh informacioni, përfaqësohet sot në Gjirokastër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?