Përleshja e plagosja me thika në Fier, një i arrestuar

Policia e Fierit ka bërë të ditur se ka ndaluar një person i cili është autori i dyshuar i plagosjes me thikë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Patos. I arrestuar është 45-vjeçari me inicialet A. M.

“Në vijim të ngjarjes së ndodhur sot në Patos ku mbeti i plagosur me mjet prerës shtetasi Eduart Haxhiajt, policia kapi dhe shoqëroi në Komisariatin e Policisë Fier autorin e dyshuar, 45-vjeçarin me inicialet A. M., banues në Patos”, thanë burime zyrtare nga Policia e Fierit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?