Përleshje e ashpër në burg, përfshihen edhe shqiptarë
Aktualitet E Premte, 10 Janar 2020 19:33
Nëntë të burgosur janë plagosur në burgun e Avlonës në Greqi, përfshirë edhe shqiptarë. Mediat në shtetin helen raportojnë se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një përleshje të ashpër ku janë përfshirë të dënuarit grekë, shqiptarë dhe afganë. Si pasojë, 3 prej të plagosurve janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Incidenti ndodhi në katin e parë të burgut, ku pati edhe dëme, ngjarja përfundoi kur të burgosurit u kthyen në qelitë e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

