Përleshje e përgjakshme në burgun grek, mes tyre disa shqiptarë
Një sherr me përmasa të mëdha në burgun e Koridhalos në Greqi ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte.
Mediat raportojnë për një një person të therur me thikë dhe disa të plagosur.
Sipas policisë vendase, ka qenë gjendja e renduar e një të dënuari prej përdorimit të lëndëve narkotike, që ka sjellë reagimin e disa të dënuarve shqiptarë, të cilët nisen të përleshen me të dënuarit gjeorgjiane dhe rusë që mbahen në Koridhalos.
Në vazhdim, sherri mori përmasa të mëdha, nga përfshirja në të edhe e disa grekeve, por edhe e një grupi të dytë shqiptarësh, të cilët sulmuan grupin e rusisht folësve, me thika dhe armë të ftohta artizanale, raporton TCH.
Prej përballjes së dy grupeve rivale, një shtetas grek gjeti vdekjen e menjëhershme prej thikave të grupit kundërshtar, ndërsa 6 të dënuar dhe 1 gardian, u dërguan në spital me plagë thikash.
Gjatë tre muajt e parë të këtij viti, në Koridhalos janë ekzekutuar në një luftë mes bandave, tre shqiptarë, ndërsa situata në burg paraqitet alarmante, përsa i përket kushteve te jetesës, por edhe sigurisë. Në këtë burg veprojnë disa prej organizatave më të mëdha mafioze të vendit, të cilat janë tepër aktive brenda dhe jashtë burgut.
KOHA JONË SONDAZH

