Përleshje mes shqiptarëve dhe tunizianëve në burgun e të miturve

Katër policë mbetën të plagosur pas një përleshje mes të burgosurve në burgun e të miturve në Bolonjë të Italisë.

Gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në mensën e burgut, teksa protagonistë të sherrit kanë qenë shqiptarë dhe tunizianë.

Mediat italiane thonë se një prej katër oficerëve të plagosur është goditur me karrige.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sherri nisi për shkak të njërit prej të burgosurve, shtetësia e të cilit nuk është bërë e ditur, i cili më parë ishte largua nga struktura për shkaqe rendi e sigurie.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe mbrëmjen e mëparshme ishin vënë re momente tensioni për shkak të tij.

Autoritetet kanë kërkuar dënim shembullor për të burgosurit e përfshirë në sherr, ndërkohë që kanë shprehur edhe pakënaqësinë për rikthimin e personit të larguar më parë si shkaktar trazirash.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?