Përleshje në burgun e Fierit: Nuk e duam autorin e krimit monstruoz
Krimi makabër në Mallakastër ka tronditur mbarë opinionin publik, madje edhe të burgosurit. Dërgimi i njërit prej autorëve në paraburgimin e Burgut të Fierit, ka shkaktuar tensione të forta. Të burgosurit kanë refuzuar që 26-vjeçari Ervis Zotaj, të qëndrojë në sektorin e tyre. Sipas tyre, i riu ka kryer një krim monstruoz dhe nuk mund të qëndrojë aty. Personat që ndodhen në paraburgim kanë ushtruar dhe dhunë verbale ndaj autorit të krimit të rëndë, atij të vrasjes makabre të 50-vjeçares Drita Saliaj, e cila u përdhunua, u mbyt dhe u hodh në rezervuar.
Babai i 26-vjeçarit Ervis Zotaj, një prej tre të akuzuarve për vrasjen e 51-vjeçares Drita Saliaj në Gjerbës të Mallakastrës, kërkon dënim me vdekje për të birin. Edhe më herët ai ka mbajtur të njëjtin qëndrim të fortë. Ai thotë se drejtësia duhet të zbardh sa më shpejt këtë ngjarje dhe të ndëshkoje autorët. Babai i Ervisit, thotë se për të birin duhet dënim maksimal.
“Ta vrasin. Nuk ma merr mendja se evlati im ta ketë bërë, por nëse e ka bërë le ta çojnë në mes të Mallakastrës dhe ta vrasë i zoti i hallit dhe ta hedhë atje ku hodhën atë (Drita Saliaj)”. I pyetur nëse ka frikë nga ndonjë hakmarrje, ai thotë se gjithçka mund të ndodhë por kërcënime nuk ka patur. Nga ana tjetër, nëna e Ervisit tregon se “djali ka pirë qumësht tek ajo e merrte dhe i thoshte “do pish sisë te gegeja”. Të bëjë Visi im këtë, më dhemb shpirti për Dritën. E kisha shumë shoqe, më 2 janar e takova dhe e urova për festat. Ajo s’më dëgjon, ngrehu Drita dëgjo ca po them”.
https://arkiva.kohajone.com/e-perdhunuan-dhe-e-mbyten-burri-i-drites-ju-lut-autoreve-qe/