Përleshje në kampin e azilkërkuesve, mes tyre dhe shqiptarë

Tension në kampin e emigrantëve në Kassel-Calden në veri të Gjermanisë, ku janë strehuar edhe një numër i konsiderueshëm shqiptarësh.

Mediat gjermane raportojnë se një grup me shqiptarë dhe një grup me pakistanezë janë përleshur me njeri-tjerin, pas një sherri që nisi fillimisht mes dy emigrantëve të dy shtetësve në sportelin e ushqimit.

Konflikti më pas degjeneroi në pëplasje mes dy grupeve dhe zgjati për disa orë me radhë.

Situata u vu nën kontroll pas ndërhyrjes së policisë. Si pasojë e përplasjeve 14 persona u plagosën tre prej të cilëve janë policë.

Ndërkohë mësohet se një tjetër konflikt masiv është shënuar edhe në orët e mbrëmjes.

Pas situatës së tensionuar  autoritetet e kampit vendosën të zhvendosnin një pjesë të emigrantëve në një tjetër kamp.

Në Kassel-Calden që ndodhet pranë aeroportit me të njëjtin emër, ndodhen 1,500 azilkërkuest nga 20 shtete të ndryshme.

Kampi fillimisht ofronte strehim vetëm për 1 mijë azilkërkues, por pas fluksit të lartë të emigrantëve, u ngritën tenda të tjera për strehimin e tyre./Ora

SHKARKO APP