Përmasa e vërtetë e remitancave – Vitin e kaluar arritën në pothuajse 1.25 mld euro

Vitin e kaluar, ekonomia shqiptare përfitoi remitanca në shifrën rekord të rreth 1.25 miliardë eurove. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se, në fakt, kontributi i remitancave në ekonomi është më i madh nga sa mendohej.

Në këtë shifër përfshihen transfertat personale të emigrantëve për familjet e tyre, por edhe të ardhurat e rezidentëve në Shqipëri nga puna sezonale apo në distancë jashtë vendit. Të ardhurat nga puna përbëjnë një burim në rritje të shpejtë dhe vitin e kaluar kishin vlerën e rreth 310 milionë eurove ose sa një e katërta e vlerës së përgjithshme të remitancave.

Të dhënat e mësipërme dëshmojnë se remitancat përbëjnë fluksin më të madh hyrës në ekonominë shqiptare, duke lënë pas edhe investimet e huaja direkte. Ato kanë qenë fluksi financiar më i qëndrueshëm dhe më i sigurt në ekonominë shqiptare në periudhën e paztranzicionit. Një studim i Bankës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Bankën Botërore, ka treguar se remitancat janë burim të ardhurash për rreth 26% të familjeve shqiptare. Ato kontribuojnë në arsimim, shëndetësi, investime, por sidomos në uljen e varfërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dërgesat nga jashtë përbëjnë 90% të të ardhurave të familjeve marrëse, çka tregon se rreth një e katërta e familjeve në Shqipëri varen pothuajse ekskluzivisht prej tyre. Një problem për ata që dërgojnë para në Shqipëri ngelet kosto relativisht e lartë e dërgesave. Kjo kosto është mesatarisht sa 8.9% e vlerës së dërgesës, nga 6.9% që është vlerësimi më i fundit për mesataren globale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kostot e larta lidhen shumë edhe me faktin që shqiptarët vazhdojnë të zgjedhin kryesisht kompanitë e transfertave të parave; rreth 57% e parave dërgohen përmes këtyre institucioneve, ndërsa vetëm 4% e tyre dërgohen përmes bankave. Kjo ndikon ndjeshëm në rritjen e kostove, sepse kompanitë e transfertave të parave zakonisht kanë komisione më të larta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?