Përmbarimi shtetëror, më pak punonjës sesa ai privat

Pas liberalizimit të shërbimit përmbarimor, numri i përmbaruesëve privatë është rritur tre herë më shumë se ai i përmbaruesëve shtetërorë. Shqetësimi u ngrit nga numri dy i ministrisë së Drejtësisë Arben Israj, i cili publikoi edhe analizën vjetore të përmbarimit shtetëror.

Ministria e Drejtësisë e ka parë me shqetësim trefishimin e numrit të përmbaruesve privatë në krahasim me ata shtetërorë. Gjatë analizës vjetore të punës së shërbimit përmbarimor shtetëror , zv/ ministri i Drejtësisë Arben Isaraj u shpreh se kjo ka sjellë edhe licensa fiktive, ku nga 230 në total vetëm 157 prej tyre janë në zbatim.

Arben Isaraj: Shërbimi përmbarimor, publik, shtetëror, i cili në fakt funksionon nga 2001, besoj këtë vit kemi 15 vjetorin e punës. Është sot në kuotën e 57 përmbarues aktiv. Ndërsa shërbimi i përmbarimit gjyqësor publik, privat është liçensuar siç më rezulton mua në 230 liçensa, nga të cilat të themi të drejten vetëm 150 janë aktive.

Sipas të dhënave vetëm në një vit zyra përmbarimore shtetërore ka ekzekutuar 9229 vendime, ku numrin më të lartë prej tyre e mban Tirana e ndjekur nga qyteti i Elbasanit, Durrësi, Berati etj të cilat kanë edhe ngarkesën më të lartë të çështjeve në shqyrtim.

SHKARKO APP