Përmbyset një autobuz pasagjerësh në Sauk

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Sauk.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se një autobus ka dalë nga rruga, duke lënë të lënduar 3 pasagjerë.

“Më datë 26.03.2023, rreth orës 15:45, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi G. Q., 42 vjeç, duke drejtuar autobusin e linjës së Krrabës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit dhe si pasojë autobusi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë”- thuhet në njoftimin e policisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?