Përmbyt Vlora! Disa akse rrugore nën ujë (FOTO)

Reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë vendin përgjatë orëve të natës kanë shkaktuar probleme në disa akse rrugore në qytetin e Vlorës.

Situata duket më problematike në lagjet Pavarësia, Skela, 28 Nëntori, etj, ku ka prezencë të madhe të ujit në rrugë.

Punonjës së ujësjellës kanalizimeve, bashkia e Vlorës kanë qenë gjatë gjithë natës në terren për pastrimin e pusetave dhe largimin e ujit nga rruga.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot në orët e para të ditës vetëm një rrugë, ajo e lagjes ‘Rilindja’, e cila vijon të jetë e mbushur me ujë, por dhe aty po punohet. Ndërkohë që përgjatë rrugës së Lumit të Vlorës ka pasur rënie gurësh ne afërsi te fshatit Brataj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?