Përmbyten banesat, evakuohen banorët në Rrushkull të Durrësit: Prej 25 vitesh asnjë investim

Bashkia e Shijakut është një nga më të prekurat në Durrës, nga reshjet intensive të ditëve të fundit. Gazetarja Ema Shazivari raporton se të paktën 20 banesa në fshatin Rrushkull janë përmbytur.

Për pasojë, një pjesë e banorëve janë evakuuar në kavalishensën e Durrësit.

Përmbyten banesat, evakuohen banoret ne Rrushkull: Prej 25 vitesh asnje investim | ABC News Albania

Banorët thotë për mikrofonin e ABC se situata ka qenë e vështirë, ndërsa shtojnë se prej 25 vitesh askush nuk vë dorë në këtë zonë, për të parandaluar përmbytjet në kohë reshjesh.

“Situata ka qenë  e vështirë, ka një javë që fusha është mbuluar totalisht, në shtëpia nuk është futur, investimi i minbashkisë së Sukthit na ndihmoi, bënë një argjinaturë. Kam 25 vite këtu, taksat i paguajmë, këtu nuk është vënë dorë. Kishte ardhur uji te shkallët, situata ishte e vështirë, në urë dje kishte një metër ujë, erdhi kryetarja, do çoheni tha, ne nuk dëgjuam, ku t’i çojmë lopët. Sot ka ra uji. Kemi dhe një javë pa ujë të pijshëm. Sot jemi pa ujë.”

Ndërsa, një banor tjetër i zonës thotë se ata përmbyten thuajse çdo vit, vetëm për një ditë punë tek Erzeni, dhe një javë pune tek kanali.

“Nuk ka asnjë lloj investimi. Për 25 vjet këtu vetëm vijnë, kur t’u veje puna te vota, nuk e kthen kokën njeri për të parë çfarë bën populli….”

SHKARKO APP