Përmbyten rrugët kryesore në Durrës, vështirësi në lëvizje (Video)

Reshjet e shiut të rëna gjatë natës kanë shkaktuar probleme në qytetin e Durrësit. Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme janë përmbytur disa nga rrugët kryesore, si rruga “Aleksandër Goga”, nga Spitali tek Muzeu i Dëshmorëve, lagjja numër 5, zona tek stadiumi dhe rrethrrotullimi i stacionit të trenit.

Momentalisht situata është jo shumë problematike pasi nuk ka reshje të mëdha. Por në rast rrebeshesh rrugët bëhen te pakalueshme sepse nuk funksionon rrjeti i kanalizimeve.

Reshjet e shiut, përmbyten rrugët kryesore në Durrës, vështirësi në lëvizje

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?