Përmbyten tokat e Murqit në Fushë-Krujë, banorët: Prodhimi iku, kemi frikë për shtëpitë
Reshjet intensive të shiut kanë bërë që tokat në fshatin Murqin të Fush Krujës të mbulohen nga uji. Banorët thonë se u janë përmbytur tokat ndërsa kanë humbur dhe prodhimin.Frika me e madhe e tyre është nëse reshjet nuk do të pushojnë ku mund tu rrezikohen shtëpitë.
Moti i keq i shoqëruar me reshje te shumta kanë sjellë përmbytje në fshatin Murqin të Fushë Krujës.
Disa toka bujqësore në fshatin Murqin të njësisë administrative Bubq janë mbuluar nga uji.
Banorët thonë se nga përmbytjen kanë humbur dhe prodhimin që kanë pasur, ndërsa nuk është marrë asnjë masë për normalizimin e situatës.
Banori: E kam tokën atje, ku bie uji i lumit Ishëm. Janë përmbytur krejt.
Sipas tyre nëse reshjet nuk do të ndalen mund të rrezikojnë shtëpitë.
Banori: Ishalla nuk na vjen uji në shtëpi. Vitin e kaluar e kam pasur ujin 70 cm në banesë
Shirat e dendur që kanë rënë këto ditë kanë bllokuar dhe një rrugë dytësore në këtë fshat, duke i detyruar banorët të kalojnë në një tjetër rrugë.