Përmbytet autostrada Tiranë-Durrës. Mbi 1 metër ujë

Mbi një metër ujë ka vërshuar në autostradën Tiranë-Durrës të enjten pasdite, duke rrezikuar seriozisht jetën e dhjetra qytetarëve.

Mësohet se drejtuesit e mjeteve në këto çaste kanë braktisur makinat, ndërsa kanë telefonuar Emergjencat Civile për t’u ardhur në ndihmë.

Burimet nga vendngjarja thanë se telefonata e parë është bërë para 60 minutash, por deri në këto çaste askush nuk u ka ardhur në ndihmë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtuesit e mjeteve apelojnë për ndihmë nga Emergjencat Civile, pasi situata po agravon.

Swiss Digital Mobile Reklama

Opinion.al publikon fotot nga përmbytjet në autostradë, pranë zonës së Kasharit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?